Ngjarja në Shkodër/ Familjarët e burrit: S’e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë, nuk i ka keqtrajtuar

Ende nuk ka asnjë shenjë nga trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të cilët u hodhën në lumë, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, Erdgys Arrazit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë folur, familjarët e burrit, të cilët shprehen të shokuar për aktin ekstrem nga Alma Arrazi e cila u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët.

Ata tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe.

Familjarët e Erdgys Arrazi thonë se ai nuk i ka keqtrajtuar kurrë fëmijët.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

SHKARKO APP