Ngjarja që tronditi shqiptarët, mësohet gjendja aktuale e çiftit dhe foshnjes 3 muajshe

Detaje të reja janë mësuar nga gjendja shëndetësore e çiftit Vilma dhe Arjan Konomi, të cilët u goditën nga makina e Ajas Sulejmanit pasditen e së dielës në kryeqytet. Gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar.

Tashmë ata ndodhen në një dhomë të spitalit, pasi kanë dalë nga reanimacioni. Atyre u është bashkuar edhe vajza e vogël 3-muajshe, e cila fatmirësisht nuk pati lëndime, përveç një gërvishtjeje të lehtë pranë syrit.

43-vjeçarja është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup dhe 48-vjeçari ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?