Ngjarja skandaloze në bashkinë e Kukësit, analisti: Të zgjedhurit të kalojnë në sitën e moralit

Video skandaloze në zyrën e Safet Gjici që u publikua në fundjavë, solli dorëheqjen dhe shkarkimin e këtij të fundit si kryetar i bashkisë së Kukësit.

Analisti Aleksandër Çipa, thotë se shoqëria jonë e ka humbur sfidën me referencat morale, teksa foli për videon skandaloze intime në bashkinë e Kukësit. Ai theksoi se përfaqësuesit që zgjidhen në nivelet e larta të përfaqësimit duhet të kalojnë përmes sitave të verifikimit moral.

“Kjo është një e vërtetë që buron nga e vërteta dhe vrasja e ndërgjegjes publike për respektimin e atuve morale në shoqëri. Përfaqësuesit që zgjidhen në nivelet e larta të përfaqësimit dhe sidomos ata që kanë të bëjnë me qeverisjen duhet të kalojnë përmes sitave të verifikimit moral, të shëndetit moral që ata posedojnë. Edhe në vendet e tjera ka probleme të tilla, por në Shqipëri gjatë periudhës së tejzgjatur të tranzicionit këto shtylla u shembën në mënyrën më të rëndë të mundshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?