Ngjarja tragjike në Gramsh, fëmija që mbijetoi nga shpërthimi i granatës niset drejt Tiranës

Njëri nga fëmijët të cilëve iu plasi granata në duar në Gramsh dhe që ka mbijetuar është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar shëndetësore pasi burime bëjne dije se ka marrë lëndime të rënda.

Gramshi është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e sotme ku dy fëmijë kanë qenë duke luajtur me një granatë të vjetër në oborrin e banesës së njërit prej tyre, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar pasoja katastrofike.

Fax News mëson se ka humbur jetën rrugës për në spital A.Lleshi, 6-vjeç ndërsa ka marrë plagë të rënda edhe 5-vjeçari A.Leka, i cili pak minuta më parë është nisur ndrejt Tiranës. (Redaksia disponon emrat e tyre por nuk i bëjmë publik për shkak të moshës së tyre).

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman, Gramsh, dhe dy fëmijët kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin teksa rrinin vazhdmisht bashkë. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës, ndërsa nuk dihet ende në çfarë rrethanash ka përfunduar granata në duart e tyre.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e plota në tëcilat ka ndodhur.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

SHKARKO APP