Ngjarje e rëndë në Drimadhes, plagosen 5 persona. Shpërthen bidoni me benzinë në skaf

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drimadhes, atje ku katër turistë dhe drejtuesi i një skafi kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bidoni me benzinës.

Sapo mjeti ka dalë nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?