Ngjarje e rëndë në Elbasan, vëllai vret vëllanë me sëpatë

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku vëllai ka vrarë vëllanë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasi Ibrahim Terziu ka goditur me sëpatë vëllanë e tij Rexhep Terziu, rreth 52 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësi, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?