Ngjarje e rëndë në Fushë Krujë, plagosen me thikë baba e bir
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Fushë Krujë.
Dy persona të plagosur me armë të ftohtë, dyshohet thikë, janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore të Fushë Krujës.
Të plagosurit janë baba e bir, SH.S dhe A.S, banorë të fshatit Larushk në Fushë Krujë.
Sh.S është punonjës i Ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit.
Janë akoma të paqarta motivet, autorët dhe vendi ku janë plagosur baba e bir.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ata kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit. Babai mësohet se është më rëndë, sepse ka marrë plagë në bark.