Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën në aksident rrugor 21-vjeçar shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si rrjedhojë e një aksidenti rrugor me motor të ndodhur në Ajaso të ishullit Lesbos.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 21:00 në zonën e Geras, ku 21 vjeçari me motoçikletë u përplas me një 19 vjeçar grek nga zona Morias. Ky i fundit udhëtonte me një motor të vogël, shkruajnë mediat greke.

Sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari ecte paralel me një automjet ndërsa nga ana e kundërt vinte 19-vjeçari. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy të rinjtë kanë “kërcyer” disa metra larg.

Aksidenti i frikshëm ka shokuar banorët e zonës, ndërsa ka zhtyur në zi familjarët e të rinjve.

SHKARKO APP