Ngjarje e rëndë në Itali, 54-vjeari shqiptar tenton të vrasë me thikë bashkëshorten para vajzës 16-vjeçare

Italia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë e krimit brenda një familjeje shqiptare. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij 42-vjeçare duke e goditur disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bari, në sy të vajzës 16-vjeçare të çiftit.

Gruaja është transportuar në spital, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë, e cila për pak sa nuk ka përfunduar në një krim brenda familjes ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte çifti.

Policia dhe ambulanca mbërritën pas disa minutash, duke transportuar gruan në spital, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve në mushkëri. Ndërkohë që burri pas disa orësh kërkimesh u identifikua dhe u arrestua me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?