Ngjarje e rëndë në Këlcyrë, 14-vjeçari var veten në kasollen e bagëtive
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Katundshtë të Këlcyrës, ku një 14-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga nena e tij.
Burimet nga Policia lokale bëjnë me dije se i mituri është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij. Behet fjale për adoleshentin me iniciale E.D. Ka qenë e ëma 44 vjeçare, V.D, ajo që ka gjetur të birin e pajetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

