Ngjarje e rëndë në Kurbin! 13-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri, zbulohen rrethanat e ngjarjes së rëndë

Një 13-vjeçar me mbiemër Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac Malësi Kurbin.

Mësohet se ngjarja është raportuar rreth orës 12:00 të mesnatës në Policinë e Kurbinit.

Sipas burimeve kanë qenë tre fëmijë duke kullotur bagëtitë në mal ku dhe kanë gjetur armën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë nisur të luajnë me armën, e cila fatkeqësisht ka qenë e mbushur dhe për pasojë njëri nga fëmijët ka vdekur në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?