Ngjarje e rëndë në Mallakastër, grabitësit rrëmbejnë gruan dhe më pas e vrasin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër ku një grua është rrëmbyer nga disa grabitës dhe më pas është vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 5 janar, dy ditë më parë, në fshatin Gjerbës ndërsa lajmi bëhet i ditur sot.

Deri më tani në pranga janë vënë tre persona si të dyshuar, ndërsa viktima është identifikuar si Drita Saliu.

Mësohet se autorët e ngjarjes kishin shkuar për të grabitur banesën e viktimës, por janë pikasur nga kjo e fundit.

Ata e kanë marrë gruan peng e më pas e kanë vrarë.

Për momentin nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP