Ngjarje e rëndë në Patos, dyshohet për viktima

Një person dyshohet të ketë mbetur i pajetë në Patos të Fierit, ndërsa një tjetër është dërguar me plagë të rënda në spital. Ngjarja sapo ka ndodhur, dhe pritet të mësohen detaje të tjera për këtë ngjarje, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tyre dhe rrethanat e konfliktit që kanë sjellë këto pasoja.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e grindjes mes dy palëve, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Një person i qëlluar me armë zjarri, është dërguar në Spitalin e Fierit, me ambulancë.

Report TV - Të shtëna me armë në Fier, një i vdekur e një i plagosur

SHKARKO APP