Ngjarje e rëndë në Pogradec, fëmija 10 vjeç gjendet pranë trupit të pajetë të nënës

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të pajetë është gjetur edhe një fëmijë, i cili kishte 24 orë pa u ushqyer. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas, e cila ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në murgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza.

Në krahë të nënës së pajetë, është gjetur fëmija 10 vjeç, e seksit femër e cila ishte e nxirë dhe e dobët, për shkak të mosushqimit për 24 orë. Fëmija është dërguar në pediatrinë e Pogradecit, ku pas trajtimit ka rimarrë veten. Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës. Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë).

Trupi i pajetë i gruas do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, për të kuptuar shkaqet e vdekjes nëse kanë qenë natyrale apo vetëvrasje. Në këtë pistën e fundit policia ka ngritur dyshime pasi ka gjetur një sasi ilaçesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve bashkëshorti i gruas kishte 1 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se fëmija është me aftësi të kufizuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?