Ngjarje e rëndë në Selanik, i riu shqiptar rreh për vdekje të atin
Një krim ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku viktimë ka mbetur një 45-vjeçar shqiptar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Agios Athanasios të Selanikut, ku shqiptari është gjetur i pajetë e i larë në gjak.
Sipas mediave grek fytyra e 48-vjeçarit kishte plagë të mëdha gati e shpërfytyruar, kjo ka bërë që hetuesit të nisin punën në pistën e vrasjes me dashje.
“Thestival.gr”, shkruan se ngjarjen e ka kryer djali i viktimës, i cili është në moshën 20 vjeç dhe mund të kenë pasur një konflikt mes tyre gjatë pasdites. Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet pranë një shesh lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.
Oficerët e policisë shoqëruan të birin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut për ta marre në pyetje. Në këtë rast dëshmitare është marrë një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.
Rezultatet e autopsisë pritet të tregojnë se çfarë ka ndodhur me vdekjen e 48-vjeçarit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

