Ngjarje e rëndë në Tiranë, xhaxhai gjen të mbytur nipin e tij
Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Xhaxhai ka gjetur nipin e tij 17-vjeçar të mbytur.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap. Një 17- vjeçar u gjet i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune.
Njoftimi nga policia
Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

