Ngjarje e rëndë në Vlorë, 2 të vrarë dhe një i plagosur

Një atentat mafioz që ka ndodhur në mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka tronditur qytetin e Vlorë, pasi janë shkaktuar dy viktima dhe një person i tretë ka mbetur i plagosur.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa trupat e dy të rinjve të vrarë janë ende në vendngjarje. Ata janë identifikuar si shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani.

I plagosuri ka marrë dy plumba, një në krah dhe një në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.cNdërkohë, dyshohet se atentatorët i kanë zënë pritë të rinjve në rrugën hyrëse për në Vlorë dhe nga një automjet kanë zbrazur mbi makinën e viktima një karikator kallashnikovi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë shpejt, policia ka rënë në gjurmët e automjetit të autorëve të dyshuar, që është gjetur duke u djegur në fshatin Babicë të Vlorës, në përpjekje për të humbur gjurmët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?