Ngjarje e rëndë tek Astiri, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i ri ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.L., 36 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?