Ngjarje e rëndë! Tiranë, gjendet foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati

Banorët e lagjes “Yzberisht” janë tronditur në orët e para të ditës teksa një prej tyre ka gjetur një foshnje të porsalindur e të braktisur në bodrumin e një pallati.
Sipas të dhënave mësohet se banori kishte dëgjuar të qarat dhe më pas kishte thirrur policinë e cila kishte gjetur edhe foshnjen të mbuluar me disa batanije, fatmirësisht ende në jetë.

Nga informacionet bëhet me dije se foshnja ka patur disa shqetesime por tani është në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për të parë se kur është braktisur femija dhe nga kush.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP