Ngjarje horror në Greqi. Shqiptari dhunon e lidh të moshuarën dhe i përdhunon të bijën në sy

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet për grabitje e përdhunim. I riu është kapur Nea Manolada, pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, siç raportojnë mediet greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre, u kishte marrë 140 euro dhe ishte larguar.

Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata. Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?