Ngjarje shokuese, 18 vjeçaren e përdhunojnë në varrezë

 

Një 18 vjeçare është përdhunuar në varreza, e ndërsa autori është dënuar vetëm me dhjetë vite e gjysmë burg. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Amerikë, e ndërsa e reja ka rrëfyer ngjarjen e rëndë para policisë. Ngjarja ka ndodhur në Southport të Amerikës, majin e kaluar.

Ashleigh Roscow, vajza e dhunuar, ka vendosur të rrëfejë ngjarjen shokuese. “Më takoi në rrugë dhe desh të më puthte, por unë e refuzova duke e shtyrë me duar. Por, ai më ndoqi nga mbrapa dhe më goditi pas koke, duke bërë që të më binte të fikët. Pas kësaj më tërhoqi drejt një varreze.Kur u zgjova ishte duke më përdhunuar. Ishte e tmerrshme. Më detyroi që t’i thërrisja “mjeshtër”, “zotëri”, ndërsa më përdhunonte. Ai më fyente ndërsa më përdhunonte, duke më quajtur “derrkuce”. Mendova se do të vdisja”, ka thënë vajza e re. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe arrestoi përdhunuesin Adam Riding, i cili u dënua me 10 vjet e gjysëm burg. 

SHKARKO APP