Ngjarje tragjike në Devoll, fëmija 2-vjeçar pi raki dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul, Devoll, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht raki.

Policia bën me dije se i mituri ka mbërritur i pajetë në spital dhe mjekët nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë.

Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?