Ngjarje tronditëse në Tiranë. Gjenden të vdekura në banesë nënë e bijë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kombinat”, rruga “Hamdi Cenoymeri”. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.

Gjetja e tyre nga autoritete u bë pasi një i afërm i familjes ka njoftuar në Komisariatin e Policisë Nr. 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

“Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, -thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nga dyshimet e para, të pakonfirmuara nga policia, mësohet se nëna me dy vajzat ishin pjesë e një sekti fetar dhe besonin te ringjallja pas vdekjes.

SHKARKO APP