Ngjarjet e rënda kriminale, Dervishi: Mungesë besimi te Policia e Shtetit

Për analistin Lutfi Dervishi, ngjarjet e fundit kriminale në vend kanë ardhur edhe si pasojë e mungesës së besimit tek institucionet dhe te Policia e Shtetit. Po ashtu ai nënvizon edhe se kemi gjyqtarë jo profesionistë e të pavetuar që kthehen ose nga krimi ose pushtet.

“Sa herë ka dështime dhe ngjarje të rënda faji mbetet jetim kurse kur kemi zhvillime pozitive ka shumë baballarë. Mungesë e besimit tek institucionet dhe te policia. Edhe te ngjarja e Velipojës nuk u ka shkuar mendja që kjo çështje zgjidhet me polici. Rënie e besimit te policia si institucion. Këto ngjarje janë të paralajmëruara deri sa nuk ka besim te policia. Nëse do të kishte besim te policia situata do të ishte ndryshe. Kemi gjyqtarë jo profesionistë e të pavetuar që kthehen ose nga krimi ose pushteti. Në rastin konkret problemi duhet parë nga vetja pse njerëzit nuk besojnë te policia”, –tha në ”A2cnn”.

Për të Policia duhet të analizojë pse ka rënë institucioni i besimit dhe të nxjerrë përgjegjësitë. Po ashtu Dervishi thekson se Policia e Shtetit duhet t’i tregojë publikut që është në anën e tij dhe jo të manipulimit, ndërsa sjell në vëmendje ngjarjet kur policia ka manipuluar faktet.

“Pse njerëzit nuk besojnë te policia? Policia duhet t’i tregojë publikut që është në anën e tij dhe jo të manipulimit. Nëse policia do të ndëshkonte atë që i jepnin me shpejtësi në autostradë. Rasti i Klodian Rashës, rasti i Elbasanit. Raste skandaloze të gënjeshtrës së policisë dhe nuk pati asnjë masë e reagim kur kapet vetë policia në tentativa për të gënjyer dhe kjo nuk është zgjidhja. Pse njerëzit nuk besojnë të policia dhe vetëm një analizë e thellë pse njerëzit nuk besojnë te policia do të ishte hapi i parë drejt një zgjidhje problemet e këtyre ditëve janë me rrënjë të thella. Me aksione reaguese nuk zgjidhet gjë”.

SHKARKO APP