Ngjarjet në Shkodër, Topalli: S’ka ndodhur kurrë në tre dekada

Ish-deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli thotë se ajo që ka ndodhur sot në Shkodër nuk ka ndodhur kurrë në tre dekada. Duke iu referuar flakës e përplasjeve në KZAZ-në e ngritur në shkollën “Shejnaze Juka”, Topalli thotë se një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla.
Madje ajo shkruan se demokratët nuk kanë frikë nga zgjedhjet duke u shprehur kështu kundër vendimit të PD për të mos hyrë në zgjedhje.
“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës.
E kundërta është historia e ketij qyteti.

Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje demokrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet.
Demokratët nuk kane pasur frike në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.
Shqiptaret duan paqe.
3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve”, shkruan Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?