Ngjela: Absurde, në Shqipëri gjyqtarë 27-vjeçarë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela thotë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri duhet ribërë nga fillimi.

Kështu, gjatë një diskutimi për reformën në drejtësi, ai pohon se sistemi është i korruptuar.

Ngjela thotë gjithashtu se është absurde që këtu gjen gjyqtarë 27­-vjeçarë. Sipas tij, në Angli nuk gjen gjyqtarë poshtë të 50-­ave.

“Në Vlorë një gjyqtare gjykon 24 milionë euro dhe natyrisht ia hedh palës që do ajo. 27 vjeçe! Si ka mundësi të ndodhi kjo. S’ka gjyqtar në Angli nën 50 vjeç. Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara dhe japin drejtësi. S’është aq e thjeshtë çështja sa mendojmë ne. Sistemi ynë gjyqësor nuk vlen, duhet ndërruar sistemi. Sistemi ka lindur korrupsionin. Korrupsioni është një marrëveshje e heshtur midis politikës dhe gjyqësorit duke përfshirë ndoshta edhe prokurorinë… Nuk e jep gjykata drejtësinë, drejtësinë e jep populli, ku e kemi ne këtë parim? Noteria ka falsifikuar gjithë çështjen e pronave në Shqipëri. I duhet dhënë urgjent Gjykatës së Lartë noteria. Në krizë është edhe prokuroria, është akoma leniniste. Të decentralizohet sipas qarqeve, të paktën do jetë gjysma e të keqes”, tha avokat Ngjela.

 

SHKARKO APP