Ngjela: Kurti po merr vendim të rrezikshëm politik, ja skenarët që mund të ndodhin
Avokati Spartak Ngjela, ka folur për hapjen e urës mbi Ibër. Për të kryeministri Albin Kurti me vendimin për ta hapur urën po merr përsipër një vendim të rrezikshëm politik, ku sipas tij ose do të ikë si kryeministër, ose do të fitojë në mënyrë brilante.
“Fakti që Uashington e konsideron si acaruese, Kurti duhej të tërhiqej. Tani kryeministri si i pavarur merr një akt, që quhet i rrezikshëm në politikë, që rrjedhin dy forma të asaj që do ndodhin. Ose do ikë kryeministri, ose do fitojë kryeministri në mënyrë brilante.
Ai po të hapë urën, siç e do ai, ka një fitim x ekonomik, i konsiderueshëm për buxhetin e Kosovës, por mund të ketë dhe një rrezik që mund të vijë nga Serbia. Një politikan i zgjuar duhej të ketë koordinim me Uashtingtonin. Kurti duhet ta ketë mirë parasysh këtë, pavarësisht se është antiamerikan”, tha Ngjela.