Ngjela: “Revolucioni” i PD-së? Një flluskë sapuni

 

Avokati dhe politikani i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar sot protestën e mbajtur nga opozita, duke u shprehur se revolucionin e ri të Haxhi Qamilit, nuk e kryen dot neohaxhiqamilistët e sotëm.

“Pse duhej që në historinë shqiptare të drejtuar nga injoranca dhe krimi, të shtohej edhe një “revolucion” qesharak, qe u nis të bëhëj nga një grusht njerëzish të paditur, që ishin shtyrë që me anë të një trazire të madhe, të shpëtonin nga drejtësia një grup hajdutësh të Partisë Demokratike? Në fakt, kurrë në histori nuk janë bërë përmbysje popullore për të shpëtuar katër ose pesë ish-qeveritarë të korruptuar e vjedhes; revolucionet i bëjnë liderë që nuk kanë dalë në rrezik për të shpëtuar paratë e vjedhura popullit, por për të shpëtuar popujt e tyre nga zgjedhat. Kjo do të ndodhte edhe në Shqipëri: shqiptarët nuk janë aq pa kuptim mendor sa të mos e dinë hallin e Berishës, Bashës e taborit të tyre abuzues”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, “revolucioni” oriental i vjedhësve ordinerë, që siç duke kishte kërkuar të rievokonte Haxhi Qamilin, ishte tamam ashtu sikurse unë e prisja, dhe që e kam shkruar para dy ditësh: Nje fllukë sapuni”, vijon ai.

SHKARKO APP