Ngjela: Socialistët nuk të falin

Spartak Ngjela thotë se votuesit socialistë janë me parime.

Sipas tij, ata këtë gjë e kanë treguar disa herë, duke nisur që nga Fatos Nano, deri tek zgjedhjet e fundit, kur disa kandidatë të LSI-­së nuk arritën të fitonin dot edhe në zona që konsideroheshin bastione të së majtës.

“PS është një parti me parime dhe nuk e pranon bashkëpunimin me Sali Berishën. Ata lanë Nanon, që bëri një gabim të vogël, që takoi Saliun në momentet që do rrëzohej. E kanë parim këtë dhe Metën nuk mund ta pranojnë që i la 4 vite jashtë pushtetit. Të jemi realistë për këtë. Unë mendoja që do humbte edhe disa të tjera, por problemi ishte që për Metën ishte dëmtim ai. Vota politike këtu është vota mazhoritare. Vota tjetër nuk është votë politike. Vota tjetër është votë, e cila mblidhet jashtë politikës”, tha Ngjela në “Shqip”.

Ndërkohë, Ngjela thotë edhe se Lulzim Basha nuk e ka të gjatë në krye të PD­-së.

Sipas tij, nëse situata vazhdon kështu, në zgjedhjet e 2017-­s Berisha dhe Basha do të marrin goditjen përfundimtare.

SHKARKO APP