Ngordhja masive e pulave, çmimi i vezëve u dyfishua
Ngordhja e qindra mijëra pulave për shkak të gripit të shpendëve, reflektohet edhe në dyqanet e lagjeve tona. Shitësit thonë se nëse përpara njerëzit i blinin me bikerina vezët, tani edhe për shkak të rritjes së çmimit klientët po i blejnë me kokrra.
“Çmimi i vezët është dyfishuar nga 140 lekë në 280 lekë. Tani unë nuk mund të blej si përpara, se të llogaritësh që pensionin e kam 114 mijë lekë të vjetra.
Ngordhja e pulave në Durrës është katastrofë më vete pastaj. Qumësht s’po marrim, vezë po ashtu. Jemi me fëmijë të vegjël, vetëm çfarë hanë në çerdhe, se në shtëpi vezës i kemi hequr vizë. U bënë 4 ditë”.