Ngrica dhe reshje shiu, moti për këtë të shtunë
Aktualitet E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 06:43
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet, ndërsa në Juglindje-Verilindje do të ketë rreshje bore. Era do të jetë drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,3-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/2°C
Zonat e ulëta -1/11°C
Zonat bregdetare 4/11°C