Ngricat në rrugë, Policia: Përdorni zinxhirë

”Në orët e pasdites dhe të darkës, me uljen e temperaturave jemi të detyruar të mos lejojmë kalimin e mjeteve pa zhinxhirë”. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se shumica e shoferëve shqiptarë nuk janë mësuar të udhëtojnë në këto kushte atmosferike. Një pjesë e konsiderueshme nuk përdorin as gomat e dimrit, ndërsa apeli për drejtuesit e mjeteve është të jenë më të përgjegjshëm.

”Ka drejtues mjetesh që janë të papërgjegjshëm. Edhe kur shohin radhë mjetesh, në këto kushte me borë dhe ngrica, kryejnë parakalime dhe dalin nga rruga duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe duke penguar të tjerët për shkak të bllokimeve. Forca e fërkimit gjatë frenimit nuk është njësoj si në një rrugë normale”, shprehet Mitat Tola.

Sipas Policisë Rrugore, aksket kryesore janë të qarkullueshme, por problem mbeten rrugët brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës. ”Brenda këtyre qyteteve ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për çiklistët, motoçiklistët, apo edhe këmbësorët. U kemi kërkuar bashkive me ato mundësi që kanë të marrin masa menjëherë”, tha Mitat Tola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?