Ngrihen 70 çadra për familjet e prekura në Fushë-Krujë
Aktualitet E Enjte, 28 Nëntor 2019 09:03
Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në Fushë-Krujë një kamping të ri për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar, si pasojë e të cilit 40 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur 70 çadra nga efektivët e ushtrisë me qëllim strehimin e familjeve, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.