Ngrihen postblloqe në zonat e gjelbërta, Rama publikon videon me rrugët plot policë

Kryeministri Edi Rama publikon një video të postblloqeve të policisë, që po ngrihen në të gjitha zonat e gjelbërta, që do të lehtësojnë masat nga dita e nesërme.

Në video shihen policë të shumtë në rrugë të ndryshme, ndërsa edhe vetë kryepolici Ardi Veliu ka inspektuar pikat e kontrollit, teksa iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“POLICIA E SHTETIT përgatitet për Zonat e Gjelbërta dhe kërkon vetëdijësim, mirëkuptim, bashkëpunim nga çdo qytetar!”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?