Ngrihet alarmi, në Greqi po përhapet murtaja tek bagëtitë e imta

Greqia po përballet me nurtajën e bagëtive të imta, teksa në 15 ditët e para të Korrikut murtaja në dhi dhe dele goditi Thesalinë në Trikala dhe Larisa. Kjo përvojë e parë e përballjes me sëmundjen ishte “busulla” që ndoqën autoritetet kur murtaja filloi të “godiste” zona të tjera.

Teksa në Thesalisë rastet me murtajë po përhapen në zona të reja, pasi prej andej u shpërndanë bagëtitë. Korinthia, e cila ishte e radhës, alarmoi autoritetet, por duket se edhe ajo tani është në recesion. Sëmundja tashmë ka prekur zona të tjera me raste të reja, si Vonica dhe Ilia, duke hapur cikle mbikëqyrjeje dhe kontrolli.

Në këto zona situata është më e menaxhueshme pasi nuk kanë një popullatë të madhe kafshësh të krahasueshme me Thesalinë. Në Komotini, organet veterinare kanë marrë kampione nga kafshët dhe priten rezultatet, ndërsa informacionet e transmetuara nga pelop.gr thonë se raste janë konstatuar edhe në zonën e Kalavritës dhe priten njoftime zyrtare. Në Kretë, autoritetet kanë zbarkuar në terren për të parë nga afër situatën.

Një takim vendimtar për menaxhimin e rasteve të murtajës u mbajt mbrëmjen e së enjtes nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rural, George Stratakos në Heraklion dhe zyrat e Rajonit të Kretës. Aktualisht vijon puna për zbulimin e rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

SHKARKO APP