Ngrihet Task- Forca në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit

Task- Forca do të drejtohet nga  Zëvendëskryeministri dhe do të ketë në përbërje drejtues nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.

Task- Forca do të shërbejë për  marrjen e masave për veprimtaritë në kuadër të Ditës Kombëtare të Pyllëzimit dhe organizimin e Fushatës Kombëtare të Pyllëzimit, gjatë sezonit dhjetor-mars për mbjelljen e fidanëve pyjorë në të githë vendin.

Task- Forca do të mbështetet nga një Sekretariat Teknik nën drejtimin  e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Trajtimit të Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit dhe në përbërje të tij do të ketë përfaqësues nga Ministritë e përmendura.Brenda datës 30.11.2014, Task-Forca do të përcaktorjë objektivat dhe do të hartojë planin e punës, i cili do t’u dërgohet për zbatim strukturave përkatëse brenda 5 ditëve nga data e hartimit.

SHKARKO APP