Ngrin Bulqiza
Qarku i Dibrës është pëfshirë nga reshje të dendura bore ndërkohë që Bulqiza po vuan së tepërmi këtë situatë. Ulja e temperaturave dhe ngricat nëpër rrugë kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve ndërkohë që po fryn dhe një erë e fortë. Edhe juglindja është përfshirë nga reshje të dendura bore. Trashësia në pikën turistike të Dardhës arrin mbi 60 cm. Të kalueshme me zinxhirë mbeten akset Korçë-Dardhë, Korçë-Qafa e Qarrit , Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Pustec. Akset e tjeta janë të kalueshme pa problem. Reshjet vijojne edhe në qytetin e Korçës, ndërkohë që vijojnë të jenë të bllokuara zona e Lekasit dhe Velçanit.
KOHA JONË SONDAZH

