Ngrin kalimi në Rrugën e Kombit, radhë kilometrike

Protesta mbi aplikimin e taksës prej 5 eurosh për kalim në Rrugën e Kombit, ka shkaktuar edhe radhë të gjata në këtë aks.

Shumë shtetas kosovarë, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.

Karvani i mjeteve fillon që nga dogana e Morinës dhe vijon deri në pikën ku koncesionari ka ndërtuar sportelet e vjeljes së taksës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, para nisjes së protestës, edhe policia bllokoi ardhjen e mjeteve nga Kosova, me qëllim shmangien e pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?