Ngritja e SPAK/ Nuk vonon mazhoranca: Të hetojë sa më parë Sali Berishën

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur nga Elbasani ngritjen e SPAK, struktura e cila do të merret me hetimin e korrupsionit të zyrtarëve. Sipas tij kjo strukturë duhet të nisë dhe me hetimin e çështjes së privatizimit të OSSH-së, për të cilën është marrë nën hetim dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Punë të mbarë SPAK. Duhet të shoqërohet menjëherë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 140 dosje do të jenë punë e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet që do të kërkoja duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të komisionit hetimor për privatizimin e OSSH-së.

Janë kallëzuar autoritete të larta duke filluar nga Sali Berisha. Kjo çështje duhet hetuar dhe do ti kërkoja gjykatës ta kthej sërish për shqyrtim‘, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?