Ngrohja me dru konsiderohet luks në Gjirokastër

Jemi në mes të dhjetorit, por pak oxhaqe në qytetin e Gjirokastrës nxjerrin tym.

Këtë dimër ngrohja me dru po konsiderohet luks.

Çmimi për metër kub shkon deri në 4500 lek, dhe për shumë familje konsiderohet i papërballueshëm, kur llogarisin se për stinën e ftohtë u duhen të paktën 8 metra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më ka harxhuar për drutë dyfishin e lekëve që marr për pension.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e banorëve thonë se me detyrim po zgjedhin ngrohjen me energji elektrike, ndërsa të tjerë vetëm batanijet.

“Ndezim nga pak dhe mbështillemi me batanije.”

Ankesa për çmimin e lartë të druve por edhe abuzimin me sasinë kanë edhe qytetarët e Korçës e Kukësit, dy prej rajoneve ku dimri është i ashpër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?