“Ngujimi”, studentët: Do vazhdojmë protestën, pavarësisht dhunës!
Emisioni “Kjo Javë” ka zhvilluar një lidhje me skype me studentët e ngujuar brenda Fakultetit Ekonomik.
“Një pjesë e tyre kanë pjesëtarët e familjes në administratës shtetëore. Një pjesë e tyre kanë marrë kërcënime nga heqja e të ftohtit. Ndërsa pjesa sesi e kalojmë natën nuk është se kemi kushte optimale. Ne vazhdojmë të qëndrojmë, pavarësisht dhunës dhe presionit nga ata policë që paguhen nga taksat tonë”, u shpreh një nga studentët.
Cfarë mendoni se mund të bëni? Çfarë organizimi keni menduar.
Vazhdojmë në fakultetin tonë dhe do vazhdohet edhe në fakultetet. Ata duhet të jenë njerëz që të na mbrojnë neve jo të cënojnë të drejtat e individit.
Studenti, Altin Kola u shpreh për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar.
“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojë ligjin, dhe nuk duhet të jenë të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash.
Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë me qirinj. Kemi diskutuar përmes Ëhats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën.
Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për vitin.”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

