“Niçja” kërkon lirinë, 5 herë ia refuzon gjykata
Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve. I njohur edhe me pseudonimin “Niçka” ai kërkoi zbutje te masës “arrest ne burg”, duke pretenduar mungesë të provave. Nga ana tjetër, prokurori kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj. Kjo është hera e pestë qe “Nicja” kërkon lirim nga qelia.
Sipas materialeve të Prokurorisë, lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë evidentuar gjatë shumë përgjimeve. Mes tyre rezulton se ai ka patur dhe një bisedë me shtetasin Lulzim Berisha, te cilit i ka kërkuar një numër telefoni për një kontakt të tij. Berisha duket se ia ka dërguar numrin e kërkuar. Ndërkohë thuhet në materialin e përgatitur nga prokuroria gjatë bisedave mes Kalajt dhe Avdylit flitet dhe per nje person te cilit nuk i drejtohen kurrë me emër por e thërrasin ”xhuxhi”.
Në komunikimin mes tyre flitet edhe per vende pune. Prokuroria në përgjimet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve nuk bën të ditur nëse ka edhe përgjime të tjera ku janë regjistruar biseda të Lulzim Berishës me personat e vënë në pranga në kudër të grupit të strukturuar kriminal, apo nëse sqarohet se kush personi të cilët të arrestuarit i referohen në biseda me pseudonimin Xhuxhi. Në një përgjim të mëhershëm, Altin Avdyli përmend emrin e kryebashkiakut të Durrësit, teksa flet për blerje votash.
KOHA JONË SONDAZH

