Niko Peleshi: Nga 1 korriku rriten me 30% pagat e të gjithë ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është marrë vendimi që nga data 1 korrik, paga e të gjithë ushtarakëve do të rritet me 30%.

Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Kemi bërë rritjen historike të pagës. Jam krenar dhe mirënjohës që premtimi I kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët, nga ushtari I parë, tek gradat më të larta, nga data 1 korrik, do kenë një pagë 30% më të lartë. Është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Plus pagesa shtesë të trajtimit ushqimor. Kemi hartuar dhe një aneksë, një listë me 30 pozicione që marrin një shtesë tjetër mbi shtesën e pages”, – tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?