Nikoliç: Me Serbinë nuk mund të luaj askush

 

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në një intervistë për “Sputnik”, ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të krahasohet me Serbinë.

Duke e quajtur shtet lodër Malin e Zi, Nikoliç ka thënë se ndryshe nga Mali i Zi, Serbia gjatë gjithë kohës tregon se nuk është si Mali i Zi dhe se askush nuk mund të luaj me të.

“Serbia ka interesat dhe të drejtat e saj, miqësinë shekullore me Rusinë dhe ajo s’mund të na thotë që ne jemi armik i BE-së, e as BE-ja s’mund të na thotë se ne jemi armik i Rusisë”, ka thënë ai.

Nikoliç ka thënë se Mali i Zi ka zgjedhur anëtarësimin në NATO e BE, por po ashtu edhe konfliktet që këto organizata kanë, pa një identitet të anëtarit dhe pavarësi.

Sipas tij, Mali i Zi qëllimisht e ka shfuqizuar pavarësinë e vet në vendimmarrje pasi është rekomanduar të pranojë çdo gjë vetëm e vetëm për t’iu bashkuar NATO-s.

Sipas tij, Mali i Zi është shndërruar në lodër.

“Mali i Zi është shembull konkret se si shteti nuk duhet të shndërrohet në lodër dhe liderët që udhëheqin nuk duhet ta trajtojnë ashtu”, ka thënë Nikoliç.

Nikoliç ka theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Malit të Zi, por është shprehur i brengosur lidhur me fatin e serbëve ortodoksë dhe fatin e Kishës Ortodokse serbe në këtë vend.

SHKARKO APP