Nikoliç vë në siklet Presidenten Kroate, e puth sipas traditës serbe

 

Samiti “Brdo –Brioni” që po zhvillohet në Zagreb, ku err pjesë edhe Zëvendëspresidenti Joe Biden, po komentohet shumë edhe për shkak të një “incidenti”, ndërmjet Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar –Kitaroviç dhe atij të Serbisë Tomislav Nikoliç.

Ky i fundit, në takim e ka puthur Presidenten e Kroacisë duke iu imponuar dukshëm.

Askush nuk ka pritur që Presidenti Nikoliç të ishte kaq i “ngrohtë” me Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila është zënë në befasi nga puthjet e tij.

Dy palët kohëve të fundit kanë acaruar raportet, mirëpo pavarësisht kësaj dhe kur pritej që Nikoliç t’i jepte të paktën dorën, ai ka befasuar nikoqiren e tij kroate duke i hedhur duart edhe në qafë.  Nikoliç e ka puthur atë 3 herë, sipas mënyrës tradicionale serbe. Madje pretendohet nga të pranishmit se presidentja kroate ka dashur ta ndërpresë këtë situatë, pasi Nikoliç ka realizuar puthjen e dytë, por homologu i saj serb nuk është ndalur deri sa ka plotësuar numrin tre të puthjeve.

SHKARKO APP