Nikolin Jaka: Paketë e re për bizneset që të shmanget vdekja klinike e ekonomisë

I ftuar në emisionin “Argument” në tv “Scan” mbrëmjen e djeshme ishte Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Tema është fokusuar mbi pikat e e paraqitura nga biznesi drejt qeverisë, për një paketë ekonomike dhe stimuluese mbi kërkesat që të gjithë sektorët kanë bërë, në kushtet kur shumica e tyre janë të mbyllura me urdhër qeverie.

Qeveria ka paraqitur një paketë që e ka quajtur Plani A, por kjo nuk është e pamjaftueshme sipas bizneseve.

Sipas z. Jaka rreth 50% e ekonomisë shqiptare në kushtet e sotme nuk prodhon më vlera duke ndikaur kështu në paralizimin e Buxhetit të Shtetit:

“Në informacionin tonë, shumica e setkorëve janë të pezulluar në mënyrë absolute. Janë sektorë që kanë performance dhe punësojnë shumë njerëz. Kemi  të mbyllur turizmin, Horekën, sektorin e transportit të udhëtarëve nga urbanë, në ndërurbanë. Kemi të mbyllur të gjitha bizneset e vogla, të cilat janë në sektorë të ndryshëm. Në një përllogaritje të përafërt gjysma e sipërmarrjeve është në mbyllje të plotë. Të ardhurat e Shtetit nga 12 milionë do shkojnë në 6 milionë euro në ditë. Prandaj qeveria së bashku me bizneset duhet të ndërmarrin nismat për të krijojë një paketë që të rikuperojë  performimin e sipërmarrjes private nesër pas COVID-19. ”

“Ne si sipërmarrje dhe Dhomat e Tregtisë së Tiranës dhe Durrësit, në kushtet e emergjencës i kemi drejtuar një kërkesë qeverisë shqiptare dhe të shikojmë për një Plan B që të mos kemi pasojat e një vdekje klinike të ekonomisë. Qeveria shqiptare reagoi dhe u mirëprit, por ne dolëm në konkluzionet që kjo paketë emergjente është e pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e sipërmarrjes nesër.”

“Kjo nuk është situatë lufte, por një situatë e panjohur për shoqërinë. Një situatë ku nuk kishte të njëjtin skenar as në vitet 1918’-19 në gripin spanjoll, por ka paralizuar ekonominë botërore. Sot GDP-ja Botërore qarkullon 60-70% vetëm shërbime dhe këto janë të bllokuara. Pra, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për të kuptuar situatën ku jemi.”

“Në pikat që ne kemi përpiluar janë kërkesat më bazike që mund t’i kërkohen një qeverie, e cila ka mbyllur disa sektorë të ekonomisë, që të kompensojë pagat e punonjësve dhe të pezullojë detyrimet fiskale.”

/ SCAN

SHKARKO APP