Nikolla: Buxheti 2015, prioritet i ministrisë është arsimi parashkollor

Sipas saj, një ndër prioritetet e ministrisë është arsimi parashkollor, i cili krijon bazat e shëndetëshme të së ardhmes. “Ne jemi përpjekur në një reformë të madhe dhe sigurisht që me kurrikulën e re do të ndjekim hap pas hapi sistemin në klasën e parë dhe te gjashtë dhe vitin që vjen do të kemi mundësi për këtë kurrikul të tyre me standarde europiane, për fëmijët e moshës mbi 3 vjec duke u kujdesur për investimin në moshë të hershme”.

Ministrja Nikolla u ndal tek fëmijët e moshës 5-6 vjeç, pasi kjo është mosha që i paraprin cdo lloj sistemi arsimor të mëtejshëm. Ndërkaq, ajo preku dhe cështjen e teksteve duke sqaruar se tekstet e nxënesve do të përmirësohen, si një proces transparent me praninë e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Gjithashtu, tha ajo, 120 mijë tekste shkollore do të jepen falas për fëmijë që janë në vështirësi ekonomike, në pamundësi për t’i blerë.

Ndërsa për infrastrukturën shkollore, Nikolla u shpreh se “kujdesi për nxënësit do të bëhet i dukshëm në uljen që do i bëhet numrit te tyre nëpër klasa si dhe intesifikimin e procesit, kthimin e shkollave në qëndra komunitare.

SHKARKO APP