Nikolla dënon sulmin në Turqi: Shqipëria aleate e denjë në luftën kundër terrorizmit
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dënoi sot sulmin terrorist në Ankara, Turqi.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Presidentit të saj, z. Numan Kurtulmuş, solidaritetin dhe dënimin e ashpër ndaj sulmit terrorist në Ankara”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentares Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit, më tej thekson se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e denjë e partnerëve tanë strategjikë në luftën kundër terroristëve e terrorizmit, si një rrezik për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen.
KOHA JONË SONDAZH

