Nikolla: Inspektim dhe auditim në Universitetin e Tiranës, u rankua shumë keq

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se agjencia britanike e akreditimit e nxori shumë keq universitetin e Tiranës, duke nxjerrë 16 dobësi.

Nikolla: Që pas realizimit të procesit të akreditimit, çdo qytetar shqiptar do të ndihej i shqetësuar për atë që evidentoi agjencia edhe për shkak se universiteti i Tiranës është një pasuri e vyer, një institucion që ka gjurmuar jetën e çdo kujt. Sigurisht, ne duhet të gjenim atë që ishte  vërteta e këtij konflikti. Agjencia britanike e sigurimit të cilësisë realizoi gjithë procesin e akreditimit. Ajo referon për universitetin e Tiranës për 16 dobësi dhe ka lënë 16 rekomandime.

Edhe për mua ishte shok të dëgjoja që në universitetin e Tiranës nuk gjeti asnjë praktikë të mirë dhe të vlerësueshme. Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti që në vend që gjithë strukturat e universitetit të Tiranës t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi, u përfshinë në debate dhe kundërshti. Një inspektim dhe auditim të zbatimit të të gjitha kritereve ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?