Nikolla: Ligji për arsimin e lartë, jo reformë politike,

“Ligji për arsimin e lartë nuk është një reformë e partisë politike”. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në Komisionin e Edukimit, gjatë prezantimit të drafitit ku po shqyrtohet ky projekt-ligj. Nikolla tha se ky prpjekt-ligj është produkt i një procesi unik dhe larg interesave politike dhe se kryefjalë të vetme ka cilësinë.

Ndërsa kreu i Komisionit të Edukimit, Genc Pollo tha se ky projekt-ligj ka ngjallur shumë debate.

Në komisionin e Edukimit nisi sot shqyrtimi i ligjit të debatueshëm të ligjit të arsimit të lartë.

Ligji që ka ngjallur mjaft debate në mesin e akademikëve, por edhe vetë studentëve pritet ti nështrohet ndryshimeve të reja. Kundërshtarët e ligjit, thonë se drafti i qeverisë favorizon universitetit private dhe parashikon rritje të tarifave për studentët e universiteteve publike.

Sipas pedagogëve, universitetet kthehen në fondacione dhe paratë që i takojnë institucioneve publike i shpërndahen privatit, ndërsa diplomat njehësohen. Sipas tyre përmes ligjit cënohet edhe autonomia, ndërsa u hiqet e drejta e studentëve për të zgjedhur drejtuesit.

SHKARKO APP